Kastro Zizo rrëfen me dhimbje për vajzën e tij autike: Nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

Kengetari dhe artisti Kastro Zizo ka qenë i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka bërë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejat ligjore për t’u afruar me të.

Zizo tregoi se vajza e tij 13-vjeçare është në spektrin autik, një fakt që ai e mësoi vetëm pas shumë vitesh shkëputje. Ai u shpreh se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të, dhe se vajza ishte rritur në kushte që ai i përshkruan si “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” shprehet Kastro.

Gjithashtu ai shtoi se procesi ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën është një betejë më e madhe se një çështje prindërore.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

Ai tregoi se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të marrë informacion mbi situatën e vajzës, pas sinjalizimeve nga shërbimet sociale ajo jetonte me të ëmën.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT