VENDIMI: Inskenoi çështjen “Babale”, Gjykata dënon me 1 vit burg ish deputetin e PD Ervin Salianji

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, duke e shpallur fajtor për inskenimin e çështjes “Babale”.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtor edhe bashkëpunëtrët e ish ligjvënësit, të pandehurit e tjerë Albert Veliu i cili u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg, Fredi Alizoti me 2 vjet burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.

Përmes inskenimit të çështjes “Babale”, duke shfrytëzuar ish ligjvënësin Partia Demokratike trazoi opinionin publik duke sulmuar ish kreun e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

vijon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT