E bujshme/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet në QSUT autotransplanti i…

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në repartin e Hematologjisë, është kryer autotransplanti i palcës së kockave.
Lajmin e ka shpërndarë Shefi i Shërbimit të Hematologjisë në QSUT, Arben Ivanaj, i cili ka falënderuar publikisht pacienten si dhe të gjithë kolegët që asistuan këtë ndërhyrje komplekse.
“Realizohet per here te pare ne Shqiperi autotransplanti i palces se kockave (autologous stem cell transplant) ne Sherbimin e Hemalogjise QSUT “Nene Tereza” (ndonese me vonese ne raport me vendet e tjera).
Falenderimet e pare shkojne per te semuren dhe familjet e saj”, njofton mjeku.