Berisha komenton Mercedesin e ri të Edi Ramës, kryeministri me S Class të 2026-ës: Më shumë sesa të arrish në destinacion, e rëndësishme është si të presin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi të makinës së re që ka marrë në përdorim kreu i qeverisë shqiptare, shoqëruar me një mesazh të “qytetarit dixhital”, i cili aludon për vlerën.

“Luksi me paratë e takspaguesve i pëlqen shumë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital! Pershendetje Doktor. Ky e ndërron makinën çdo vit ? Kjo është e 2026 , jemi te 170 – 190 mijë euro”, shkruan Sali Berisha.

Në faqen zyrtare të Mercedes Benz, modeli i ri S Class 2026 prezantohet si një automjet që ripërcakton se çfarë do të thotë të mbërrish. Me një dizajn me prani të pagabueshme, inteligjencë që parashikon nevojat tuaja dhe rehati të modeluar rreth çdo udhëtimi, ai çon përpara idenë e një makine lider.

“Një siluetë elegante dhe e përjetshme, grilë më e madhe me kornizë të ndriçuar përcaktojnë një prani që shpreh status, dallim dhe vetëbesim që në shikim të parë”, thotë Mercedes.

Berisha komenton Mercedesin e ri të Edi Ramës, kryeministri me S Class

The Star Power Move/ © Mercedes Benz

“Më shumë sesa të arrish në një destinacion, ka të bëjë me mënyrën se si të presin. Modeli i ri S Class e bën çdo mbërritje të ndihet e jashtëzakonshme.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT