E jashtëzakonshme! Një tjetër sukses për Shqipërinë në “Taranto 2026”, mundësit shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare

Shqipëria po përjeton një moment të jashtëzakonshëm dhe kjo falë paraqitjeve mbresëlënëse nga dy mundësit, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov, në Lojërat Mesdhetare 2026 që po mbahen në Taranto këtë edicion.
Dudaev fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshave 74 kilogramë duke mposhtur 4-0 kundërshtarin e tij nga Maqedonia e Veriut, Fati Vejseli.
Po ashtu, edhe Abakarov ka bërë krenar kombin shqiptar me paraqitjen e tij në kategorinë e peshave 65 kilogramë duke fituar medaljen e argjentë.