Trump dhe Merz konferencë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti “habitet” me hakmarrjen e Iranit ndaj fqinjëve: Ata jetuan së bashku për një kohë të gjatë

Presidenti i SHBA Donald Trump, është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Merz në Shtëpinë e Bardhë, e në nisje të fjalës së tij ai u shpreh se tashmë  çdo gjë është shkatërruar në Iran, duke folur këtu për shumicën e instalimeve ushtarake.

Më tej presidenti tha se  “skenari më i keq” për Iranin do të ishte nëse “dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm merr pushtetin”.

“Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, tha Trump. “Do të donim të shihnim dikë atje, ta sillte çështjen te njerëzit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Më tej ai ka thënë se mendon që vendet e synuara nga Irani janë habitur nga hakmarrja dhe se edhe ai është habitur kur ka parë Teheranin të drejtojë zjarrin ndaj fqinjëve.

“Çuditërisht, ata po godasin vende që ishin, e dini, le t’i quajmë neutrale, apo jo? Ata jetuan së bashku për një kohë të gjatë. … Mendoj se u habitën. U habita dhe tani të gjitha këto vende po luftojnë kundër tyre dhe po luftojnë fuqishëm kundër tyre”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Zyrën Ovale.

Sipas Trump këto sulme të kryera nga Irani demostrojnë “nivelin e së keqes me të cilën SHBA është duke u marrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT