Dikur i rregullonte edhe flokët, Floriana Garo s’i ndahet Sali Berishës, shfaqet si “krahu i djathtë” në mes të protestës

Antarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Floriana Garo, ishte pjesë e protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila u zhvillua përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës, Garo është parë duke i qëndruar në krah të djathtë Berishës, ndërsa kërkesa kryesore e tubimit ishte dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama. Në protestë morën pjesë disa deputetë të Partisë Demokratike, si edhe qytetarë të cilët mbajtën fjalën e tyre përpara turmës.

Edhe pse nuk mbajti një fjalim, prania e Garos pranë Berishës u pa si një shenjë mbështetjeje të fortë për opozitën.

Kujtojmë se Floriana Garo që kur iu bashkua PD-së, nuk i është ndarë në asnjë moment kryedemokratit Sali Berisha. Madje ajo është parë në disa raste të kujdesej deri në detaje, duke i rregulluar Sali Berishës edhe flokët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT