Putin propozon takim dypalësh me Zelenskyn në Moskë, presidenti ukrainas refuzon

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar zhvillimin e një takimi dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, gjatë një telefonate me presidentin amerikan Donald Trump, raportoi agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar dy burime të afërta me situatën.

Sipas njërit prej burimeve, “Putin përmendi Moskën” si vendin e mundshëm të takimit gjatë telefonatës së zhvilluar të hënën. Në atë kohë, Zelensky ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, në një takim të përbashkët me udhëheqës evropianë.

Gjithashtu sipas të njëjtit burim, Zelensky u përgjigj me ‘jo’, duke e refuzuar propozimin e homologut rus.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarë për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje për paqe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT