Atentati në Rinas, mbi Benzin ku udhëtonte Gilmando Dani u zbrazën 50 plumba

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës, ku mbeti i plagosur i rëndë edhe shtetasi Muçi Shaljani Sheqeri i cili drejtonte automjetin ku udhëtonin së bashku. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor. 

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë. 

Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme. 

Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi bëri me dije se në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë. 

Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT