Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit.
Yazici rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Sipas autoriteteve, ndalimi i saj në Shqipëri është bërë me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Turqisë.
Shtetases turke i janë vendosur në dispozicion mbrojtës ligjor shqiptar, ndërsa ajo përfaqësohet gjithashtu nga një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe Ambasadën Franceze, pasi sipas raportimeve në mediat turke, Yazici kishte marrë më herët leje qëndrimi në Francë.
Avokatët
Sipas mediave turke, Yazici, e cila punon si mësuese, ka marrë pjesë në protesta kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Çështja pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë dhe procedurat ligjore që lidhen me kërkesën për ekstradim.