VIDEO/ Dy anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi, kamera e kamionit e filmoi! Djali në timon, nëna pasagjere! Bënin biznes pasurish të paluajtshme

Zbardhen detaje të reja nga dinamika e aksidentit tragjik në Greqi, ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje shqiptare, nënë dhe bir, që po shkonin për në punë.
Aksidenti i trafikut ndodhi mëngjesin e së premtes (7 gusht), në rrugën provinciale Amfipolis – Drama, pranë Paleokomit në Bashkinë e Amfipolis, në Serres, me pasojë vdekjen e një nëne 43-vjeçare dhe djalit të saj 21-vjeçar.
Sipas informacioneve të deritanishme, një makinë është përplasur ballë për ballë me një kamion, në rrethana që mbeten nën hetim nga autoritetet kompetente.
Sipas Policisë Rrugore, kamioni kishte një kamera, e cila filmoi përplasjen e dhunshme.
Dy personat që ndodheshin në makinë, një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, humbën jetën për shkak të ashpërsisë së përplasjes. Sipas informacioneve, 21-vjeçari po drejtonte makinën, ndërsa nëna e tij ishte në sediljen e pasagjerit.
Nëna dhe djali, me origjinë nga Shqipëria, ishin banorë të përhershëm të Paleokomit dhe punonin në një kompani të madhe blerjeje dhe menaxhimi pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla).
Ata ishin duke shkuar në punë në momentin e aksidentit.
Përplasja ishte veçanërisht e dhunshme, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në makinë.
Shoferi i kamionit u plagos lehtë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku sipas informacioneve fillestare jeta e tij është jashtë rrezikut. Në fakt, sipas Policisë Rrugore, kamioni kishte një kamera, e cila regjistroi përplasjen e dhunshme.
Forcat e Policisë Greke, dy automjete të Zjarrfikësve, si dhe ekipet e EKAB u mobilizuan menjëherë në vendngjarje.
Aksidenti shkaktoi probleme të përkohshme në trafik në këtë pjesë specifike të rrugës.