Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI në Muggiano të Italisë, në kuadër të partneritetit mes Shqipërisë dhe gjigantit italian të industrisë detare.

Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e avancuara të menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Nufi theksoi rëndësinë e kësaj vizite për zhvillimin e projektit të përbashkët në Shqipëri.

“Vizita shërbeu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët ‘Fincantieri Albania’ në Vlorë”, u shpreh ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT