E vërteta e frikshme/ 66 vjeçari nga Fieri në të njëjtin avion me gruan që vdiq nga Covid 19

Njëri prej personave të infektuar dhe që shënon një vatër të re të përhapjes së koronavirusit është një 66 vjeçar nga Patos, i kthyer nga Italia me të njëjtin avion që erdhi edhe gruaja nga Durrësi, e cila humbi jetën duke shënuan viktimën e parë të koronavirusit në Shqipëri.
Por çfarë ka ndodhur?! Pasi ka zbritur nga avioni, ai ka marrë një furgon të linjës Tiranë-Fier në terminalin e Autobusëve ku ndodheshin dhjetëra persona dhe ka shkuar në Fier. Atje, mësohet se ka shkuar edhe në bashkinë e qytetit dhe ka zhvilluar disa takime me zyrtarë atje.
Ditën e mërkurë, 66-vjeçari ka shfaqur temperaturë të lartë dhe ka dyshuar se mund të ketë qenë i prekur nga koronavirusi. Pasi i janë bërë testimet, ai ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që ende nuk dihet, a janë karantinuar të gjithë personat që kanë patur kontakt me këtë person.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.
E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.