Vlora vatra e re/ Djali vjen nga Bergamo dhe më pas niset për Gjermani, 4 pjesëtarët e familjes dalin pozitiv nga CoVid-19

Konfirmohen rastet e para me Covid 19 në Vlorë. Një familje me katër anëtarë, 77 gjyshja, babai 69, mamaja 50 dhe 24 vjeçar. Sipas burimeve nga DSHP katër personat janë konfirmuar me Covid 19.
Shqetësimet u kanë filluar më datë 11 mars dhe deri më sot nuk kanë pasur probleme serioze. Pasi kanë bërë tamponin ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë nisur drejt Tiranës.
Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar një javë është nisur drejt Gjermanisë.
Ndërkohë ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte.