Pavarësia e Kosovës, festë madhështore nga shqiptarët në Londër (FOTO)

Shqiptarët në Londër u bënë bashkë për të festuar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të veshur me kostume tradicionale ata festuan këtë ditë të veçantë për kombin shqiptar. Gjatë aktivitetit nuk munguan as këngët e vallet popullore, të cilat krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.
Fëmijët e shkollave shqipe mbartën gëzimin e kësaj feste në skenë më shumë se asnjëherë. Kënga e rapsodëve dhe zëri i rinisë së talentuar, u shpalos si flamuri i lirë i Kosovës.
“Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe gjithë shoqatat pjesëmarrëse në këtë koncert festiv, ku shkëlqeu programi i fëmijëve të shkollave shqipe.
Ky falenderim shkon për mësueset dhe drejtuesit e këtyre shoqatave! Falenderojmë Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë për prezencën e tij! Gjithashtu një falenderim shkon për sponsorin e këtij aktiviteti për Alb UK TV!” deklaroi kreu i shoqatës “Ardhmëria”, Lufti Vata.
+