“Pasgoditje e fortë pas 26 nëntorit? Nuk përjashtohet” (VIDEO)

Gjeologu i tërmeteve Spyridon Pavlidis, profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut, ka punuar në Shqipëri prej 1989 dhe ka bashkëpunuar në të gjithë dokumentet e rëndësishëm sizmikë të Shqipërisë me profesorët shqiptarë Sulstarova, Muço e Aliaj.

Para disa ditësh DITA e takoi profesor Pavlidis në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut.

Lexuesit patën mundësi të shohin intervistën e tij të plotë publikuar në Dita online (KËTU).

Gjatë intervistës profesori pyetet edhe për faktin sa do zgjasin pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit dhe a do ketë goditje të forta të tjera.

Pavlidis thotë se pasgoditjet e tërmeteve të tilla zgjasin për muaj me radhë dhe nuk përjashton që mund të ketë një pasgoditje të fortë.

Sot Tirana dhe Durrësi u lëkundën sërish mbi mesataren e pasgoditjeve të 26 nëntorit.

Më poshtë pjesa e intervistës ku gjeologu i tërmeteve flet mbi këtë.

Vini re edhe faktin që ai pranon se në fakt bazuar tek historiku i tërmeteve koha e një tërmeti të fortë mund të vlerësohet, e shtrirë në fasha vitesh.

Aktualisht në Turqi po punojnë shumë shkencëtarë nga e gjithë bota pasi bazuar në aktivitetin sizmik, është vlerësuar se brenda 10 viteve të ardhshme do ketë një tërmet të fuqishëm në zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT