Në Fier, asgjë nuk i ngjason një shtetrrethimi!

Në qytetin e Fierit gjithçka i ngjan një dite të zakonshme dhe aspak një shtetrrethimi vendosur si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Nga një vëzhgim i Report tv, qytetarët ende nuk respektojnë distancimin social, duke qëndruar larg njëri-tjetrit dhe me masa mbrojtëse si maska e doreza.
Grumbullimet më të mëdha me njerëz janë në tregjet e fruta perimeve, megjithatë radhë pa distancë krijohen edhe në banka.
Edhe qarkullimi i automjeteve ofron panoramën e një dite normale, ndërsa shihet se në rrugë qytetarët lëvizin pa mjete mbrojtëse.