Diplomati: Rama ka dalë hapur si kundërshtar i Trump! Ka dashuri të përpjetshme për Sorosin

Diplomati Agim Nesho, ka deklaruar në “Syri Tv” se kryeministri Edi Rama ka dalë hapur kundër administratës së SHBA, pasi ka shfaqur disa herë marrëdhënien e ngushtë që ka me Aleks Soros.

Sipas tij, Kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në nje vend ekspertimentesh ndërsa theksoi se ai është kundërshtar i administratës Trump.

“Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA.

Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri të përjetshme, ka marrë pjesë në dasmën e tij, ku ka qenë edhe promotor i një fjalimit ku pak lider edhe të SHBA-së kanë guxuar të flasin.

Ky ka marrë rolin edhe të një kundërshtari të administratës Trump, domethënë që ky nuk pyet. Nuk pyet sepse mendon se është i siguruar nga paratë e korruptuara nga mbështetja që i jep krimi i organizuar, por akoma si një njeri që nuk percepton forcën e SHBA.

Ky karshillëk ka bazë reale, sepse Shqipëria ka qenë një platformë eksperimentale nga Soros, sidomos për të aplikuar drejtësinë, për ta bërë një armë në dorë të pushtetit politik.”-tha Nesho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT