VIDEOLAJM/ Berisha e përjashtoi nga PD, demokratët mbushin sallën në Vlorë! Qëndrojnë në këmbë dhe në korridore për të ndjekur takimin e Salianjit

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji mbrëmjen e sotme ka mbajtur një takim me demokratët në qytetin e Vlorës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, interesi për takimin e Salianjit ka qenë tepër i lartë, ku salla që është zhvilluar mbledhja, është mbushur plot, ndërsa ka pasur demokratë që e kanë ndjekur takimin edhe në këmbë dhe në korridoret e ambientit ku u mbajt mbledhja.

Edhe pse kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se Salianji është “vetëpërjashtuar” nga Partia Demkratike, duket se demokratët kanë dalë kundër tij dhe kanë marrë pjesë masisvisht në takimet e ish-deputetit.

Në të gjitha sallat që ish-ligjvënësi demokrat ka zhvilluar takime, ka pasur interes të jashtëzakonshëm.

Duket se demokratët shohin tek Salianji një shpresë që lidershipi i PD-së nuk ua jep.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT