NATO “lë në baltë” Lindjen e Mesme, tërheq trupat nga Iraku dhe i zhvendos afër Shqipërisë

Aleanca ushtarake NATO ka njoftuar se ka tërhequr të gjitha trupat e saj nga misioni në Irak.

Një zyrtar i NATO-s tha për mediat se ky vendim vjen pasi disa nga shtetet anëtare, përfshirë Poloninë, Spanjën dhe Kroacinë, njoftuan se kanë tërhequr trupat e tyre nga Lindja e Mesme.

NATO thekson se, pavarësisht kësaj, nuk është tërhequr plotësisht nga misioni. Aktivitetet këshillimore do të vijojnë të drejtohen nga një qendër komande ushtarake në Napoli të Italisë.

Ky hap synon përshtatjen e strategjisë së NATO-s në Lindjen e Mesme, duke lënë një strukturë këshillimore dhe mbështetëse pa prani tokësore, ndërsa partnerët ndërkombëtarë po përpiqen të ruajnë stabilitetin në rajon.

Rajoni i Lindjes së Mesme ndodhet në një situatë të ndërlikuar, ku tensionet politike, konfliktet e brendshme dhe rivalitetet gjeopolitike vazhdojnë të ndikojnë në stabilitetin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT