Koloneli ringre alarmin për Paktin Detar: Pse Krisafi nuk firmos draftin?!
Koloneli Myslym Pashaj, një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve të detit, ka ringritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.
Pashaj ka thënë se palës greke i është dërguar një draftmarrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga përfaqësuesi i Presidentit në negociata, Ksenofon Krisafi. Koloneli ka thënë se mungesa e informacionit dhe hermetizmi i këtij procesi të krijon dyshime se palët janë arritur një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.
“E themi këtë sepse, sipas këtyre mediumeve, del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, prof. Krisafi, si njeriu kyç i Presidentit, nuk ka firmosur draftmarrëveshjen! Ky është fakti më alarmues i kësaj situate.
Dhe po ta pyesësh prof. Krisafin ai me të drejtë të thotë se ruan etikën, konfidencialitetin, që ia kërkon standardi zyrtar i Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë. Nuk mëson dot gjë se ku janë shkaqet e këtij qëndrimi i cili flet shumë”, ka thënë Pashaj në një intervistë për Panorama./ZgjohuShqiptar.info