Pala shqiptare bllokon në kufi emigrantët e kthyer për të votuar (VIDEO)

Në mënyrë të papritur, ndërsa mijëra emigrantë po kthehen nga Greqia për të votuar të dielën, punë në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës është bllokuar.

Pala shqiptare, e cila ka bllokuar punën për të lejuar hyrjen e emigrantëve në kufi, thotë se ka probleme me sistemin TIMS.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila thotë se ky është një veprim i qëllimshëm, duke qenë se emigrantët e kthyer pritet të votojnë pikërisht për socialistët, të cilët edhe kanë siguruar udhëtimin falas të tyre.

“Partia Socialiste denoncon bllokimin e pikave kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës. Në të dy pikat kufitare janë bllokuar kompjuterët e palës shqiptare, e cila deklaron se janë prishur fibrat optike dhe sistemi TIMS. Ky bllokim vjen në kulmin e hyrjeve të emigrantëve të cilët po kthehen për të votuar në atdhe. Bllokimi ka shkaktuar kaos dhe probleme për emigrantët në dy pikat kufitare. Nuk ka asnjë njoftim nga policia kufitare për afatin e zgjidhjes së problemit”, thuhet në deklaratën e PS-së.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT