Lajmi i fundit/ Një tjetër viktimë në Shkodër, shkon në 3 numri në vetëm 24 orë

Një tjetër e moshuar ka gjetur vdekjen në Shkodër, pa marrë mjekim në Spitalin Infektiv. Prej ditësh ka qenë e shtruar në spitalin rajonal, ndërkohë që vuante edhe nga diabeti, zemra dhe tensioni.
E moshuara 80 vjeçe me inicialet R.H ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në pamundësi për të shpëtuar edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën.
Viktima e Shkodrës e çon në 20 numrin e viktimave që prej ditës kur në Shqipëri u shënuan rastet e para të pandemisë, ndërkogë që vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima.