Basha betohet para shqiptarëve: Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush, do të më keni në krah

Lulzim Basha është betuar se do të jetë zëri i qytetarëve. Ai thotë se do të zhbëjë të gjitha padrejtësitë sapo të vijë në pushtet.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. 

Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj.

 Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. 

Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”,thotë Basha. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT