Italia dhe Greqia ‘pushtojnë’ Shqipërinë

BISNEZET E HUAJA/ SHIFRA ZYRTARE

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë, i përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it, në vitin 2018, Italia dhe Greqia nuk zinin vetëm peshën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta prej 52.8%, por siguronin edhe 60.6% të punësimit që kryejnë ndërmarrjet e huaja në vendin tonë, ka deklaruar agjencia telegrafike shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT