TKZ letër shqiptarëve të Zvicrës: Mos luani kundër Shqipërisë
Ata u kane kërkuar atyre që mos të paraqiten fare në takimin kundër Shqipërisë të premten mbrëma, pasi sipas tyre do jenë mes dy zjarresh, në njerën anë do të thirren si tradhëtarë nga tifozët shqiptarë, dhe ne rastin tjetër të mosimpenjimit do të thirren tradhëtare edhe nga zviceranët.
Kujtojme se kundër Shqipërisë, trajneri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld ka ftuar 6 shqiptarë, Shaqiri, Behrami, Xhaka, Xhemajli, Mehmedi dhe Kasami.
Letër e hapur lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën
Në prag të ndeshjes së parafundit eliminatore , Shqipëri – Zvicër që luhet me 11 tetor 2013 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, grupimi më I madh I tifozëve të Kombëtares Shqiptare, i;u drejtohet futbollistëve me origjinë shqiptare që lujanë në përfaqësuesen helvete.
Futbollistëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami
Jo rrallëherë për t’iu kundërvu kritikave të shumta pse ju keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera.
Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrenjeve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media ), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë.
Mendojmë se në këtë mënyrë do t’jeni korrekt edhe me ngjyrat që i prezentoni, pasiqë ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë ‘tradhtarë’
Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombasit e juaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajmë po me të njëjtin emër.
Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Ju kujtojmë se në një rast të till ëish reprezentuesi i Kombëtares polake të basketbollit Dardan Berisha nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia i zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse sipas tij “ Nuk mund të luante kundër vendit të tij”
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë shqiptar!