Skandali: Kryebashkiakja e Prrenjasit punëson gjithë fisin në Bashki

Shqipëria është më shumë se vendi i çudirave.

CityNews ka bërë një investigim të thjeshtë, pasi ka siguruar nga Thesari listën e pagesave të punonjësve të Bashkisë Prrenjas, dhe ka mbledhur informacion për stafin e këtij institucioni dhe emërimet e bëra në Bashkinë e Prrenjasit nga kryetarja Miranda Rira , përfaqësuesja e LSI zgjedhur në 2015.

Nga të dhënat e CityNews rezulton se emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.

Më poshtë po sjellim listën nepotike me 15 emërimet skandaloze të Mirana Rirës, të cilat fillojnë që nga menaxher sporti, administrator, drejtor rrugës, punonjës të thjeshtë, specialistë, inspektorë, etj.
Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”.

Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.

Shikoni listën e mëposhtëme dhe bëni vlerësimin për kryebashkiaken e Prrenjasit Mirana Rira.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT