Reportazh i “The Sun” : Jeta e luksit e shqiptarëve në burgjet angleze (VIDEO)
E përditshmja britanike “The Sun” ka shkruar rreth të rinjve shqiptarë në burgjet britanike që konsumojnë marijuanë brënda burgut.Ajo ka thënë se imazhet janë publikuar së fundmi dhe tregojnë jetën e “luksit” që shijojnë të dënuarit, në vend që të vuajnë dënimin në burg.
“The Sun” shkruan se zotëron materiale video, ku anëtarë të bandës famëkeqe “Hellbanianz”, me bazë në Barking, në lindje të Londrës, shfaqen duke kërcyer dhe duke konsumuar kanabis në qeli.Sipas së përditshmes britanike, gjatë javës së kaluar një grup i bandës “Hellbanianz” dyshohet se u përfshi në një sherr masiv në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ishin mbledhur për të festuar Festën e Pavarësisë, më 29 nëntor.Në videon e publikuar nga “The Sun”, një burrë shfaqet duke kërcyer me muzikë rap, dhe ndërkohë konsumon kanabis. Kjo video është postuar në profilin e një personi të quajtur Skilla, i cili shkruan: “Shqiptarët edhe të kyçur e të rrethuar nga mure të larta janë luanë”.Ndërsa në një tjetër video në Instagram, shkruan më tej “The Sun”, sërish nga brenda burgut, shkruhet: “Bishat të mbyllur në burgje si Alkatraz, e vetmja gjë që i mungon janë vajzat. Në një prej komenteve, shqiptarët sulmojnë edhe familjen mbretërore britanike: “Në djall qeveria dhe mbretëresha… dua t’i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut”./CityNews
Fuck Gjykata🖕🖕Bashk e Gjitha Skuadra 🙏🏻💯🤘🏻Free my bros @sk_illa_hb @deepzhb666 🔓🔓#Hellbanianz #3Gang #3Z #3PR #3SPA post shared by HELLBANIANZ ❌No Facebook❌ (@vinz_hb) on Nov 15, 2017 at 4:40am PST