Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Situata nga zjarret ka prekur edhe zonën e Bulqizës.

Një vatër e madhe flakësh u shfaq sot (17 gusht) në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, e cila ka dalë jashtë kontrollit.

Pavarësisht pranisë së forcave të shumta në terren për izolimin e flakëve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Terreni malor e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona të përfshira nga flakët.

Në terren vijojnë të luftojnë me zjarrin punonjës të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT