“E keqja jo vetëm nuk ka kaluar, por nuk ka ardhur ende…”, Rama i prerë me burgun

Kryeministri Rama ka dhënë një tjetër mesazh pak orë pas shtetërrethimit prej 40 orësh, teksa foli për disa lehtësira në qarkullimin e automjeve dhe shërbimit bankar. “Nuk ka lidhje me liri-daljen, as te fasha orare, ajo që ndodhi në tregun e kombinatit” – tha Rama.

“Më e keqja jo vetëm nuk ka kaluar, por mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Ka ca që mendojnë se ja hedhin virusit, siç ja hedhin ndokujt në radhë, apo në vende të tjera” – deklaroi kryeministri Rama.

“Ku ka më keq që të mos i japësh lamtumirën njeriut të dashur, por e gjithë bota ka pezulluar ceremonitë e varrimit” – tha Rama, teksas shtoi se në Shkodër, “gjëma erdhi nga një mort”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT