“Jam i fortë, jam mirë”, Ilir Meta i përgjigjet Leskajt nga kafazi i qelqtë, Flamur Noka nuk e dëgjon, ish-Presidenti zgjatet te xhami: Akustika, akustika…. Monika Kryemadhi i del në mbrojtje

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur ta lërë ish-Presidentin e Republikës në qelitë e paraburgimit. Gjithashtu, GJKKO ka rrëzuar dhe kërkesën për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës.

Sot, veç Monika Kryemadhit dhe avokatëve, në sallën e gjyqit kanë qenë deputetët demokratë Bujar Leskaj e Flamur Noka, si dhe disa mbështetës të tjerë.

Hapesira ku Meta flet me avokatin e tij

“President, si je? Je i fortë?”, ju drejtua deputeti Bujar Leskaj, ndërsa Ilir Meta nga kafazi i qelqtë e përshëndeti dhe u përgjigj: “Jam i fortë, jam mirë”. Pavarësisht kërkesës për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë, Ilir Meta sërish sot ka qenë në të njëjtin vend.

Ai ka provuar të përshëndeste edhe deputetin tjetër Flamur Noka, por për shkak të izolimit të kafazit, zëri nuk është dëgjuar dhe nuk është kuptuar në sallë.

Prokuroret e SPAK ne gjyqin e Ilir Metes

Presidenti është afruar në hapësirën e ngushtë, aty ku xhami është i prerë që i pandehuri të komunikojë me avokatin dhe trupën gjykuese, dhe i është drejtuar Flamur Nokës: “Akustika… akustika, xhami”.

Në sallën e gjyqit ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, e cila është e akuzuar gjithashtu në këtë proces. Ajo i ka dalë në krah Presidentit, duke u shprehur se edhe vrasësit serialë në Amerikë nuk qëndrojnë prapa kafazit të qelqtë.

Monika Kryemadhi ne seancen e sotme ne gjyq

Ajo ka kërkuar nga trupa gjykuese që të lejonte edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit gjyqësor, por gjyqtarët janë shprehur se salla nuk ishte miting, duke refuzuar edhe këtë kërkesë të dytë të zonjës Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT