Myslimanët shqiptarë mblidhen në xhami dhe luten për fitoren e Turqisë në luftën e Sirisë
Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Kryesinëeë Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë, janë lutur në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, për fitoren e forcave turke në luftën që kanë nisur kundër kurdëve në Siri.Veç qytetarëve të Prizrenit dhe ushtarëve turq, pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, prezente në lutje ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.Prej disa ditësh në Siri ka nisur operacioni “Dega e Ullirit”, me vendim të presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan.Operacioni ka si qëllim eleminimin e forcave kurde në Siri, përgjatë kufirit me Turqinë.Ky operacion ka shkaktuar frikën e një përplasje të mundshme ushtarake edhe me SHBA.(TemA)/ZgjohuShqiptar.info