Ish- deputetja Monika Krymadhi i “përvishet” sistemit të drejtësisë: Gjykata nuk është për t’u përdorur si kamxhik për interesat e dikujt

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpëra në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe për mënyrën se si po trajtohet Ilir Meta.

Ajo theksoi se kushtet e paraburgimit janë të rënda dhe se trajtimi i Metës është i pabarabartë krahasuar me të tjerët:

Xhami është i blinduar, 8 cm, ndërkohë që sistemi i drejtësisë vetëm drejtësi nuk po bën. Të gjithë janë marrë me pamjen e jashtme të Metës, i cili ka pamjen e një të burgosuri politik. Meta ishte i ‘pushkë’ sot, ndërsa unë kisha hallin se çfarë do të thoshte. Ilir Metën e nxjerrin për 20 minuta, ndërsa një vrasës del për dy orë për ajërosje. Kur gazetarët ikin për intervistë, u thuhet se është sekret shtetëror.”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi akuzoi se ka një plan për ta “ç’bërë” Metën dhe se opozita gëzohet për burgosjen e tij.

Duan ta ç’bëjnë Metën, dhe sigurisht që duan ta bëjnë. Opozita kënaqet që Meta është në burg, sepse kjo është opozita. Prokuroria dhe gjykata janë shërbëtorët.”- tha Kryemadhi.

Duke iu referuar një episodi me gjyqtaren Irena Gjoka, Kryemadhi shtoi se nuk është thirrur ende dëshmitari kyç.

A e dini ju çfarë ndodhi me Irena Gjokën? Ajo u tha avokatëve të Metës të tërhiqnin masën e sigurisë, sepse do ta kthente dosjen pas për mungesë të dëshmitarëve kyç, ndërkohë që dëshmitarët nuk janë thirrur asnjëherë.”-shtoi ajo.

Sipas saj, avokatëve të Metës u është mohuar e drejta për të ushtruar mbrojtjen.

I hoqën të drejtën avokatëve të Metës. Çfarë provash mund të prishë Meta? Akuzat bëhen për vitin 2010, kur nuk ka më as letra. Të gjitha llogaritë bankare janë të dokumentuara. Çfarë provash mund të prishë Meta? Kë mund të intimidojë Meta? Sistemi i drejtësisë nuk është për t’u përdorur si kamxhik për interesat e dikujt.”– tha Monika Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT