SHERR në TV për çështjen Balluku, gazetari “i jep” lapsin dhe letrën sekretarit demokrat: E pe me atë me xham apo atë pa xham! Mbaj shënime, i paaftë…

Tensione dhe ngritje zëri ka pasur gjatë transmetimit të sotëm në studion e emisionit “Top Story”, ku gazetari Anri Bala u përplas verbalisht me demokratin Ivi Kaso.

Ata kanë qenë pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në Top Channel, ku dhe diskutuan lidhur me çështjen Balluku dhe vendimin që socialistët morën sot për mosdhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrës.

Bala mohoi të gjitha akuzat që Kaso pretendonte që rëndojnë mbi ish-zv kryeministren Balluku. Në replikat e tij, gazetari i sugjeroi demokratit që të merrte një “laps e letër” me qëllim të mbante shënime të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku një prej tyre është dhe niveli shqetësues i paraburgimit.

“Na merre telefonin, je i paaftë dhe merresh me celularin. Duro se nuk më komplekson dot. Kriteri i BE është që niveli i paraburgimit në Shqipëri është në nivele alarmante. Paraburgimi i SPAK është 80%. Mesatarja në gjithë Shqipërinë është 50%, ndërsa europiania është 25%”, tha gazetari ndër të tjera, duke shtuar më tej se nëse mbi ish-numrin dy të qeverisë Rama rëndon akuza e “korrupsionit”, atëhere ai premtoi publikisht se nuk do të dalë më në televizion.

Theksojmë se ish-zv kryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Bala: Nuk ka asnjë akuzë për korrupsion.

Kaso: Më mjafton shkelje e barazisë në tendera.

Bala: Nuk ka pastrim të parave, akuza për korrupsion. S’kemi fare me ju. Nëse ka pastrim parash, unë nuk dal më në televizor.

Kaso: Më thuaj cila ishte akuza. Ti je stari i mbrojtjes së pambrojtshmes.

Bala: Unë e kam kompliment. O zotëri, se ai kryetari i Grupit Parlamentar joti tha që kjo pengon BE. E di kush është kriteri i BE-së sot? I ke bërë detyrat e shtëpisë?

Kaso: Të mbrojmë hajdutët nuk është i BE-së.

Bala: I ke mbrojtur kur ti ke qenë. Ju duhet të heshtni në atë sallë, sepse nuk mund të flisni ju se keni një raport që ju bën nder juve. Ju keni 18 vite që vjen xhiro Fatmir Mediu pazarit për shpërdorim detyre. Ore varet me çfarë xhami e sheh, me atë me xham apo me atë pa xham. Paraburgimi zotëri… mbaj shënim ta kesh kur të dalësh herën tjetër. Prandaj nuk dini të flisni ju se nuk mbani shënim. Paraburgimi zotëri është 80%…

Kaso: Nuk është puna e parlamentit kjo, është e gjykatave.

Bala: Ti thua ky cenon integrimin në BE, por është e kundërta. Jeni abuzues dhe gënjeshtarë. Më dëgjo mua kush janë kriteret e BE-së. Ngaqë je i paqartë më detyron të mbaj shënim. Kriteri i BE është…

Kaso: Lexoje nga celulari siç ta kanë dërguar.

Bala: Na merre telefonin, je i paaftë dhe merresh me celularin. Duro se nuk më komplekson dot. Kriteri i BE është që niveli i paraburgimit në Shqipëri është në nivele alarmante. Paraburgimi i SPAK është 80%. Mesatarja në gjithë Shqipërinë është 50%, ndërsa europiania është 25%.

Kaso: Ne po flasim për imunitetin, ti flet budalliqe…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT