Gjykata Kushtetuese shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 20 maj në orën 10:00 kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shfuqizimin e disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Avokatët mbrojtës të Veliajt ndërmorën hapa ligjor kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të cilat e lanë atë në burg. Ata kërkuan shfuqizimin e vendimeve të GJKKO në Gjykatën Kushtetuese.

“Të nderuar kolegë, në faqen zyrtare janë publikuar datat e seancave plenare për shqyrtimin e çështjeve të planifikuara për periudhën 21 prill – 28 maj 2026.

Ndër çështjet që do të shqyrtohen gjatë kësaj periudhe janë edhe: kërkesa e Erion Veliajt për shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatës së  posaçme. (20.05.2026, ora 10:00)”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT