Presidenca i drejtohet Lleshajt: “Gjenerali” nën poture, rendin në 2 mars e garanton Presidenti me popullin

Presidenca vazhdon me komunikimin e ashpër kundrejt mazhorancës në atë që ajo e quan organizmin e një grushti shteti kundër Presidentit.

 “Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do t’i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!”,lajmëroi Meta më herët sot.

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një reagim të fundit drejtuar ministrit Lleshaj për reagimin e këtij të fundit thotë:

Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT