“Shpërthen” Andi Bushati: SPAK s’ka guxim t’i kërkojë llogari Edi Ramës! Takimi me Luftar Hysën e Sinaloas nuk e inkriminon…

Analisti Andi Bushati ishte i ftuar këtë mbrëmje në Syri Tv ku foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili një ditë më parë u sanksionua nga SHBA.

Andi Bushati theksoi se SPAK nuk po e heton kryeministrin Rama për çështje që janë publike ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk guxon ta thërrasë kreun e qeverisë.

“SPAK-u e ka për zgjedhjet që janë sheshi dhe s’guxon ta thërrasë Ramën, jo për këtë që është një gjë e diskutueshme. Pra, fakti që ka pritur një pastrues parave të Sinaloas nuk e inkriminon direkt. Rama ka gjëra ku është inkriminuar direkt, drejtpërdrejt dhe SPAK-u nuk e ka kapur.”-tha Bushati.

Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me faktin se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.

Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.”-u shpreh Bushati.

Analisti Andi Bushatit theksoi se realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.

Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.”-deklaroi Bushati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT