Partia Demokratike protestë para Kryeministrisë më 17 nëntor. Mesazhi i dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar..

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të organizojë protestë përpara Kryeministrisë ditën e hënë, datë 17 nëntor 2025.
Ndërkaq, protesta pritet të mbahet në orën 18:00, kështu në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, thuhet se “opozita e ka për detyrë që të shpëtojë Shqipërinë”.
Gjithashtu, Partia Demokratike shton se dëshiron që parlamentin ta kthejë tek njerëzit.
“Të dashur miq:
Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.
Protestë,
E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”