“Më ka çuar nëna me la gojën”, Kryetarja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, “PLAS sherri” me PD, Noka: Nuk mund ti hedhim hi syve shqiptarëve

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka raportuar kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Gjatë fhalës së saj ajo bëri shkurt një prezantim të buxhetit dhe më pas kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Kjo gjë u kundërshtua mga opozita, e cila argumentoi se është tashmë e përcaktuar me ligj se çfarë është sekret shtetëror.

Flamur Noka kërkoi që raportimet e drejtueses së SHISH të bëheshin publikisht për të treguar transparencë.

“Terri informativ mbulon këtë komision në raportin e SHISH. Është herë e parë që termi transparencë nuk ekziston. Tallet zonja dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund ti hedhim hi syve shqiptarëve. Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj.  Ky nuk është raportim, por është ‘më ka çuar nëna me la gojën’”, është shprehur ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT