54 mijë aplikime për të marrë liri-dalje, policia në terren për raprezalje

Plot 54 mijë qytetarë kanë aplikuar dje (e dielë, 29 mars) për lejen për daljen për të bërë pazar sot. Shumica kanë kërkuar dalje në fashën e orarit 10-11 të paradites.
Të shtunën e 28 marsit qeveria mori vendim për kufizimin drastik të lëvizjes në 1 orë dhe ka të drejtë të dalë vetëm një pjesëtar i familjes, i cili paraprakisht duhet të marrë lejen në e-albania ose duke dërguar sms në numrin 55155.
E ndërsa sot që ka hyrë në fuqi ky rregull i ri, Policia ka nisur kontrollet në rrugë për të verifikuar nëse qytetarët që lëvizin në këtë orë i kanë ose jo lejet e miratuara nga autoritetet.
Mësohet se shumë qytetarë kanë pasur shumë të vështirë për të marrë leje, ato kanë aplikuar por nuk kanë marrë një sms, por ato kanë dalë pasi e kishin të nevojshme të dilnin të bënin pazare. Ndërkohë disa pensionistë janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se duhet të marrin një leje të tillë.