Abuzimet me fondet e IPARD, arrestohen 5 persona! Drejtori mori 50 mijë ryshfet për…

5 persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet se kanë abuzuar me fondet e IPARD.

Mes të arrestuarve, është drejtori Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, cili akuzohet se ka marrë ryshfet për miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore.

Stoilev, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh.

Po ashtu 4 persona të tjerë kanë rënë në pranga e policisë, për të njëjtin rast.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT