U kapën me 10 kg hashash për shitje, në pranga 2 persona në Fushë-Krujë! Sekuestrohet dhe armë zjarri pa leje

Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor ‘Nikël-Fushë Krujë’ të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike e armëmbajtje pa leje. 

34-vjeçari Sh. H., dhe 43-vjeçari me iniciale I. T., u arrestuan teksa po transportonin me qëllim shitjen, 10 kilogramë kanabis të ndarë në 2 thasë. 

Gjatë kontrolleve në banesën e 34-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje si dhe 3 celularë. 

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë 

Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”. 

Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare. 

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen. 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. 

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Ëolsëagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë. 

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT