Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, zbardhet agjenda

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një event i cili bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Ky forum, i mbështetur nga Komisioni Evropian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Më poshtë do të njiheni me agjendën e këtij eventi.

Data 13 tetor 2025

11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi

12:00–12:55 Ceremonia e hapjes

12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen

13:10–14:15 Dreka

14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik

15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër

15:55–16:15 Pushim

16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes

17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje

 

Data 14 tetor 2025

08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes

09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë

09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike

10:30–11:00 Pushim

11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë

12:00–12:45 Hackathon

12:45–14:00 Dreka

14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin

15:00–15:15 Pushim

15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë

16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore

17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje

Back to top button
LAJMET E FUNDIT