Rama: Mbyllim të gjitha lokalet e palestrat, nga nesër nuk ka sportele

Rama ka vendosur që të mbyllen të gjitha lokalet, palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz.
“Mos të bëhemi bashkëautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pube e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale. Por jo në kohë lufte. Për lëtë do i mbyllim të gjitha disko pub-e, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz. Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol.
Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh. nuk mund të shkojmë sot në lokla dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë. Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjehstë këkron vullnet dhe disiplinë.
Nga nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë administratën që mund të punojë përmes kompjuterit dhe bën punë zyre. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi ne gjendje lufte.”, tha Rama.