Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme kodrat mbi fshatin Tushemisht, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në zonën përreth.

Pas marrjes së njoftimit, MZSH e Pogradecit ka ndërhyrë menjëherë në terren, duke izoluar vatrën dhe bërë të mundur shuarjen e zjarrit, përpara se flakët të përhapeshin me shpejtësi.

MZSH u ka bërë apel qytetarëve dhe banorëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, ndërsa temperaturat pritet të jenë të larta.

Autoritetet kërkojnë që çdo vatër zjarri të konstatohet dhe të raportohet menjëherë, ndërsa qytetarët duhet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe hedhjen e pakujdesshme të cigareve.

MZSH, Emergjencat Civile, Inspektorët e Pyjeve dhe grupet vullnetare vijojnë të jenë në gatishmëri për ndërhyrje në çdo rast të shfaqjes së vatrave të zjarrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT