“Kur kameramanin e ke qyl”, Taulant Balla tallet keq me Klevis Balliun, e kap mat duke xhiruar Berishën në foltore (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar përmes një videoje deputetin Klevis Balliu dhe kreun e PD, Sali Berisha gjatë seancës plenare.

Në pamjet e publikuara nga Taulant Balla, duket deputeti Klevis Balliu i cili i bën video me celular kryedemokratit Sali Berisha i cili po mban fjalim në foltore.

“Kur kameramanin e ke qyl.”-shkruan Balla në përshkrimin e videos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT