Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa e Veliajt, e pabazuar

Presidenti Bajram Begaj dërgon në Gjykatën Kushtetuese pretendimet lidhur me rrëzimin e dekretit të tij, për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. 

Në një shkresë drejtuar Kushtetueses, Begaj kërkon që kjo gjykatë të shpallë moskompetencë për dekretin e tij që përcakton datën 9 nëntor për mbajtjemn e zgjedhjeve. 

Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në seancën e datës 31 tetor të heqë masën e pezullimit të zgjedhjeve si dhe të rrëzojë ankimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Gjithashtu, Presidenti i Republikës i kërkon Kushtetueses që të urdhërojë KQZ-në për të zhvilluar zgjedhjet në Tiranë. 

Pjesë nga shkresa e Begajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese 

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese: 

Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025; 

Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025; 

Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës; 

Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimi, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT