‘Torollake, pika u raftë atyre…’ Arjan Konomi ‘shpërthen’ me ofendime ndaj Albana Osmanit pas deklaratës se burrneshat nuk janë transgjinore

Opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer me fjalë të rënda ndaj moderatores Albana Osmani, pas debatit që kjo e fundit pati së fundmi me aktivisten e komunitetit LGBT+, Xheni Karaj.

Në një video të publikuar në Instagram, Konomi e ka quajtur Osmanin “idiote” dhe “torollake”, duke komentuar qëndrimin e saj mbi çështjen e “burrneshave” dhe identitetit gjinor.

“Moj Albana Osmani, sa u gëzova që të pashë në ekran edhe njëherë, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si me torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj siç të kemi menduar. Pika u rraftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana, shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla”, tha Konomi.

Deklaratat e tij kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e ka cilësuar gjuhën e opinionistit si të papranueshme dhe fyese.

Kujtojmë se debati që solli gjithë këtë reagim ishte ai mes Albana Osmanit dhe Xheni Karajt mbi termin “burrneshë”:

Albana Osmani: Ty të të vijë turp nëse artikulon burrneshën si transgjinore! Fol me mua për burrneshën se vij nga vendi i burrneshave! A e di çfarë është burrnesha moj vajzë?
Xheni Karaj: Një vajzë që mori rolin e burrit.
Albana Osmani: Pse e mori rolin e burrit?
Xheni Karaj: Po nuk ka rëndësi pse e mori…
Albana Osmani: Jo ka rëndësi! Nuk të lejoj! Burrnesha është personifikim i një vajze shumë të nderuar shqiptare. Burrnesha është një vajzë që i vranë tërë meshkujt e familjes dhe u detyrua t’i dalë për zot familjes së vet. Mori pushkën, veshi rrobat, por jo një transgjinore kurrë! U përbetua për të mbrojtur familjen e vet, vdiq e virgjër. Këtë s’mund ta shtrëmbërojnë kurrë të vërtetën./ E.K

Back to top button
LAJMET E FUNDIT