VIDEO/ Gra që bërtasin dhe disa të arrestuar, policia bën namin në Tiranë (Ç’PO NDODH NË ASTIR)

Disa persona kanë rënë në prangat e policisë në zonën e Astirit ndërsa situata e krijuar është kaotike. Në pamjet e publikuara nga Top Channel, dëgjohen gra që bërtasin dhe persona të tjerë të cilët ofendojnë oficertët e policisë.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryqëzimin e Astirit ndërsa është ende e paqartë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Nga vedngjarja raportohet se një nga personat nuk i është bindur urdhrit të efektivit të “Rrugores” ndërsa arsyeja e prangosjes së një personi tjetër është e paqartë.

Në pamje shihen disa efektivë policie të cilët përpiqen të neutralizojnë personin i cili bën rezistencë ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT