“Dua të gjithë deputetët këtu!”/ Rama ka një thirrje urgjente për Socialistët: Duhet të nisim…

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me deputetët dhe ish-deputetët e Tiranës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi nevojën për një angazhim të gjithanshëm të anëtarëve të Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për qytetin dhe për forcën politike që ai udhëheq.

Rama gjithashtu i bëri thirrje gjithë deputetëve socialistë të angazhohen maksimalisht për të korur fitoren spektakolare në bashkine e kryeqytetit.

Dua të besoj që të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe mbeten për mua pjesë e skuadrës sonë të 11 majit, por dhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë në shpatulla” theksoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT